Showtime

Afërdita Dreshaj po bëhet nënë për herë të parë? Flet vet këngëtarja

01/11/2019 08:47
nga:L I

Afërdita Dreshaj ka pak muaj që i ka dhënë fund beqarisë me hokeistin çek, Jakub Kindl, shkruan GazetaBlic.

Në Instagram, modeles dhe këngëtares i janë bërë shumë pyetje nga ndjekësit e saj. Nuk kishte se si të mungonte dhe ajo se kur do të bënte fëmijë.

Afërdita nuk ka hezituar aspak t’i përgjigjet kësaj pytje, madje ajo u shpreh se ka marrë më shumë se 20 pyetje rreth kësaj.

“Kam marrë më shumë se 20 pyetje rreth kësaj çështje. Ne me të vërtetë duam fëmijë por jemi duke shijuar njëri-tjetrin momentalisht”, ka qenë përgjigja e saj./GazetaBlic