Showtime

Afërdita dhe Adelina, dy ish-shoqet e ngushta që thanë “PO” në të njëjtën ditë

12/28/2017 12:46
nga:N S

Nëse futesh dhe sheh lajmet e fundit në çdo portal, kudo është duke u shkruar e komentuar për dasmat e papritura, të befasishme të disa personazheve të njohura për publikun shqiptar.

Fillimisht ishte dasma surprizë e Angela Martinit, më vonë fejesa e Adelina Tahirit e së fundmi propozimi për martesë që iu bë Afërdita Dreshajt.

Le të themi se të treja kanë arritur qëllimin e tyre për të na surprizuar deri diku, madje-madje Adelina Tahiri “luajti” shumë edhe me misterin se kush ishte i fejuari i saj, më saktë bashkëshorti pasi tashmë është martuar.

Le të ndalemi pak tek Aferdita dhe Adelina. Dikur ato kanë qenë mikesha shumë të ngushta, aq të ngushta sa le ta pranojmë se shpeshherë ka patur edhe dyshime se mos ndoshta marrëdhënia mes tyre ishte diçka më shumë se miqësi.

Kudo shkonin bashkë, udhëtonin, argëtoheshin në clubet e Tiranës, Maqedonisë ishin aq fort të lidhura me njëra tjetrën sa miqësia e tyre dukej si diçka që do zgjaste shumë. Ato flisnin gjithçka bashkë, kanë bashkëjetuar për njëfarë kohe në Tiranë kur të dyja ishin konkurrente në “Dancing with the Stars” e madje u dolën edhe foto ku putheshin në buzë edhe pse Afërdita e ka pranuar se për të me Adelinën si të putheshin në faqe si në buzë ishte njësoj.

Mirëpo diçka ndodhi dhe vajzat nuk u panë më bashkë. Foto e dy shoqeve të pandara mungonin, edhe argëtimi deri vonë. Askush nuk e mësoi arsyen e vërtetë se çfarë ndodhi mes tyre por ishte e dukshme që Adelina dhe Afërdita nuk kishin të njëjtën marrëdhënie si më parë. Secila u përqëndrua tek jeta e saj private dhe karriera. Afërdita le të themi se vendosi të jetojë historinë e saj të dashurisë larg Shqipërisë duke u shkëputur nga modelingu dhe nga muzika ndërsa Adelina vijoi me projektet.

Së fundmi prej të dyja vajzave ka të reja.

Pak ditë më parë modelja dhe këngëtarja shqiptare Afërdita Dreshaj i tha “Po” propozimit magjik për martesë nga i dashuri i saj, sportisti Jakub Kindl.

Ai i ka bërë një propozim që çdo vajzë do ta ëndërronte, tepër romantik në një nga hotelet më të shtrenjtë e të bukur në Pragë. Afërdita dukej tejet e emocionuar nga ky moment dhe është shprehur se gjithçka ishte aq e bukur dhe mezi po priste që të shpenzonte gjithë jetën e saj me burrin e jetës.

💛💍🙏🏻

A post shared by Aferdita Dreshaj (@aferditadreshaj) on

12/05/2018 15:29

Jo vetëm Adelina Tahiri por edhe këto këngëtare dhe modele shqiptare u martuan me milioner të huaj!