“Expose” prodhim medial i portalit GazetaBlic.com sonte transmeton në televizionin Kanal10 pjesën e dytë të dokumentarit për ikjen e qytetarëve, duke vendosur në fokus mjekët.
Në këtë dokumentar pasqyrohet trendi i largimit të mjekëve nga sektori publik dhe pasojat për sistemin shëndetësor.
Paralajmërimet nga akterët e këtij dokumentari janë se me një trend të tillë të largimi të mjekëve brenda 10 viteve të ardhshme, sistemi shëndetësor rrezikon të kolapsojë, rrjedhimisht qytetarët do të mbesin pa trajtim shëndetësor në sektorin publik.
Përveç paralajmërimeve për pasojat, në kuadër të këtij dokumentari janë shpalosur edhe ide se si duhet të vepojë shteti, për të parandaluar kolapsin në sistemin shëndetësor.
Transmetimi i dokumentarit të përgatitur nga Expose “Afër kolapit” nis nga ora 21:00 në Kanal10 dhe në faqen e Gazeta Blic në Facebook dhe YouTube.