Afati për dorëzimin e listave të kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e parakohshme në Kuvendin e Kosovës përfundon sonte në mesnatë, konkretisht në orën 23:59.
Menjëherë para këtij afati, tashmë janë mbyllur tri etapa të rëndësishme të procesit zgjedhor.
Bëhet fjalë për aplikimin për certifikim të subjekteve politike që synojnë pjesëmarrjen në zgjedhje, regjistrimin e koalicioneve ndërmjet partive politike, si dhe njoftimin e subjekteve që kanë vendosur të mos garojnë.
Të gjitha këto procedura janë përmbyllur më 30 nëntor, deri në orën 23:59. Ndërkohë, fushata zgjedhore për zgjedhjet nacionale do të nisë më 17 dhjetor.


