Showtime

Adrola Dushi në lidhje me djalin e avokatit Tomë Gashi

02/25/2020 12:37
nga:N S

Nuk ka shumë kohë kur u pyet nëse është në një lidhje dashurie me një djalë nga Kosova dhe modelja, Adrola Dushi, zgjodhi të përgjigjet mençur duke mos e mohuar  por duke thënë se “po kontribuon në bashkimin kombëtar mes Kosovës dhe Shqipërisë”.

Magazina.al, ka mësuar se Adrola Dushi, e cila konsiderohet si femra më e bukur shqiptare, është në lidhje me ish-kandidatin për deputet në Kuvendin e Kosovës, Albin Gashi, i cili është djali i avokatit të njohur Tomë Gashi.

Burime të aferta me çiftin kanë treguar për Magazina.al, se dyshja tashmë ka kohë që janë në lidhje dhe se Adrola është zhvendosur në Prishtinë, ndërsa shpesh janë parë bashkë në publik.

Duket se Albini Gashi, i cili nuk pati fatin të bëhet deputet në zgjedhjet e fundit, ka fat të madh në dashuri pasi në krah ka një nga femrat më të bukura shqiptare.

Kujtojmë se Adrola Dushi, ishte e martuar me ish bashkëshortin Adisin me të cilin ka një djalë, Troin.

 

 

03/09/2020 08:57

Ish-burri i Adrola Dushit në lidhje dashurie me këtë emër të njohur të ekranit?