Lajme

Adriatik Kelmendi vjen me një propozim për formimin e Qeverisë Kurti: Nisma-AKR nuk duhet të jenë pjesë e saj

11/18/2019 17:11
nga:Gazeta Blic

Analisti politik, Adriatik Kelmendi ka theksur se Nisma-AKR edhe nëse e kalojnë pragun nuk duhet të jenë pjesë e Qeverisë.

Ai ka shkruar në Facebook se votuesit kanë votuar për një qeveri LDK-VV, raporton Gazeta Blic.

Shkrimini plotë i Kelmendit:

NISMA—AKR s’ka asnjë arsye që të përfshihen në qeverinë e re edhe nëse zyrtarizohet se e kanë kaluar praguan.

Votuesit, me 52%, ua kanë besuar qeverisjen partive opozitare LVV dhe LDK, kurse PAN-it opozitën.

Kur garuan bashkë partitë e PAN-it nuk i morën më shumë se 34%, kurse edhe atëherë vullneti i qytetarëve ishte mbi 50% për LVV-në dhe LDK-në.
LVV dhe LDK, ndonëse nuk e bënë një listë të përbashkët, janë zotuar të qeverisin bashkë. Këto janë edhe pritshmëritë e votuesve të tyre.
Edhe në rast se mbesin me 57 deputetë në Kuvend, shumicën mund ta bëjnë me 4 deputetë të komuniteteve pakicë.

Ose, nëse vërtet të gjitha partitë shqiptare e kanë seriozisht se është mirë që qeveria e Kosovës të mos varet/kushtëzohet nga votat e pakicave, mund ta votojnë qeverinë e re nga të qenit në opozitë. Edhe ashtu PDK dhe AAK janë deklaruar se këtë mandat do të jenë në opozitë. Kështu do të vendosej edhe një standard i ri cilësor i politikëbërjes në Kosovë dhe të minimizohej mundësia e kushtëzimit nga pakicat.

12/12/2019 00:09

“LDK e zuri në befasi Vetëvendosjen”