Lajme

Adriatik Kelmendi e jep propozimin e tij: Ky duhet të jetë ministri i Jashtëm i ardhshëm i Kosovës

11/11/2019 19:15
nga:Gazeta Blic

Publicisti Adriatik Kelmendi e ka dhënë propozimin e tij se kush duhet të jetë ministri i ri i Jashtëm.

Ai në një shënim në Facebook ka theksuar se Veton Surroi, është njeriu më i dejnë për këtë post, raporton Gazeta Blic.

Ndryshe, ky reagim i tij vjen vetëm pak orë, pasi Kosovës i është tërhequr edhe një njohje.

Shënimi i plotë:

Jo, pse jam në mediat e Grupit KOHA që prej vitit 1998.

Jo, se e kam pasë shef dhe e kam mik.

Dhe, pa pasë dert se mund të paragjykohem prej kësaj afërsie, për një gjë jam i bindur:
Në situatën në të cilën ndodhet Kosova dhe shqiptarët aktualisht, më të denjë dhe më të thirrur për postin e ministrit të Jashtëm se Veton Surroi nuk ka.
Pavarësisht, a bëhet a nuk bëhet!

03/19/2020 22:29

Adriatik Kelmendi del me një “version” për tejkalimin e krizës politike: Koalicioni VV-LDK të kthehet në “pikën zero”