Cult

Adriana Matoshi fiton çmimin “Aktorja më e mirë” në Festivalin “Fantaspoa” në Brazil

08/04/2020 09:00
nga:L I

Adriana Matoshi ka shënuar edhe një sukses në karrierën e saj artistike, shkruan GazetaBlic.

Matoshi ka fituar çmimin “Aktorja më e mirë” në Festivalin e filmit “Fantaspoa” në Brazil.

Aktorja kosovare fitoi këtë çmimin me rolin e saj në filmin “Zana” nga regjisorja Antoneta Kastrati.

E ka qenë pikërisht kjo e fundit ajo e cila ka bërë të ditur këtë sukses, ndërsa ka uruar edhe Adrianën.

“Urime e dashur! Ti je një aktore fantastike! Me fat që pata shansin të punoj me ty”, ka shkruar regjistorja.

/GazetaBlic