Sporti

Admir Mehmedi përballë Haaland, Wolfsburg kërkon fitore ndaj Dortmundit

05/23/2020 08:53
nga:Mergim Rreci

Në orën 15:30, Wolfsburgu do të presë në shtëpi Borussian e Dortmundit.

Javën e kaluar verdhezinjtë u rikthyen me një fitore të madhe 4-0 ne derbi ndaj Shalkes, ndërsa “ujqërit” ia dolën për të mundur brenda në Bavari ekipin e Augsburgut, falë golit të shënuar në kohën shtesë nga sulmuesi shtatlartë, Daniel, përcjell GazetaBlic.

Në “Signal Iduna Park”, javën e kaluar Erling Haaland e gjeti rrjetën vetëm një herë, duke shënuar pikërisht golin e parë të takimit, gjithsesi, falë golit të 10 sezonal 19-vjeçari po ngjit me shpejtësi shkallët në renditjen e golashënuesve më të mirë të Bundesligës.

Verdhezinjtë regjistruan në këtë mënyrë fitoren e pestë radhazi dhe të 8-ën në 9 sfidat e fundit në kampionatin gjerman, ecuri tepër pozitive falës së cilës Dortmundi është katapultuar në vendin e dytë, me vetëm 4 pikë më pak se kampionët në fuqi, madje duelin me Bajernin ekipi i drejtuar nga zvicerani Lucien Favre do ta ketë të martën e ardhshme pikërisht në Westfalen Stadion.

Në “Volkswagen Arena”, Admir Mehmedi do ta fillojë takimin përsëri si titullar pas sulmuesit të përzgjedhur, që me shumë gjasa pritet të jetë golashënuesi më i mirë i skuadrës, holandezi Wout Weghorst, që në Augsburg mungoi për shkak të kartonëve.

Vendasit janë një “kockë e fortë” dhe për momentin ekipi i drejtuar nga austriaku Oliver Glasnner pozicionohet në vendin e gjashtë, pra brenda zonës eeropiane, sidoqoftë verdhezinjtë duket se i kanë “ujqërit” gjahun e tyre të preferuar, sepse Borusia ka fituar 8 nga 9 përballjet e fundit ndërmjet tyre në kampionatin gjerman.