Lajme

Administrata Amerikane edhe me një mesazh për Qeverinë Kurti: Taksa 100% ndaj mallrave serbe duhet të hiqet plotësosht

03/16/2020 19:57
nga:Gazeta Blic

Qeveria nuk ka treguar për veprimet që do t’i ndërmarrë pas dështimit që të nisë zbatimi i masave të propozuara nga kryeministri Albin Kurti, për taksën ndaj mallrave me origjinë nga Serbia.

KOHA ka pyetur në Zyrën e kryeministrit, por ajo të hënën nuk ka treguar se si do të veprohet tutje.

Për këtë temë kanë refuzuar të flasin edhe nga LDK-ja, e cila kishte kundërshtuar masat e propozuara nga Kurti. Kjo parti ka kërkuar heqjen e menjëhershme të taksës dhe pa kushte, ashtu siç po kërkojnë Shtetet e Bashkuara, raporton KOHA.

Më i zëshmi për heqjen e kësaj mase është emisari i presidentit Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.

Zëdhënësi i tij, Dick Custin, në një përgjigje për KOHËN ka refuzuar të flasë për pasojat me të cilat mund të ballafaqohet Qeveria, por vetëm ka përsëritur kërkesën rreth taksës.

Qëndrimi i Shteteve të Bashkuara mbetet që tarifat duhet të hiqen plotësisht”, ka thënë Custin.

Propozimin e 26 shkurtit, Kurti nuk arriti ta shndërrojë në vendim të Qeverisë, në mungesë të përkrahjes së LDK-së.

Edhe pse vëmendja e shtetit është orientuar drejt ballafaqimit me koronavirusin, njohës të rrethanave thonë se Qeverisë do t’i duhet të marrë vendim rreth kësaj çështjeje.

“Situata e jashtëzakonshme e përballjes me pandeminë botërore mund të krijojë hapësirën për ta lënë anash diskutimin rreth taksës apo dialogun me Serbinë. Por gjithsesi këto çështje janë në tryezën e Qeverisë dhe shtetit të Kosovës, andaj konsensusi i gjerë politik është më se i domosdoshëm”, ka thënë për “Kohën”, Jeta Krasniqi, hulumtuese në KDI.

Heqja e taksës po kërkohet për ta zhbllokuar dialogun Kosovë-Serbi.

Edhe pse bisedimet ndërmjet dy vendeve, të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian, janë ndërprerë në nëntor të vitit 2018, këtë fillimvit me ndërmjetësimin e Richard Grenellit, Kosova dhe Serbia nënshkruan marrëveshje përmes së cilës shprehet vullneti për hapjen e linjave ajrore dhe hekurudhore.

Ishte edhe zëvendëskryeministri, Avdullah Hoti ai i cili dje kishte kërkuar që urgjentisht të hiqet taksa 100% ndaj mallrave serbe.

Ky ishte postimi i tij i plotë:

Taksa duhet të hiqet SOT, MENJËHERË,
PLOTËSISHT. Nuk ka vend për taktizim politik me partneritetin tonë me ShBA.

Lojërat politike se a jemi me BE apo me ShBA nuk i shërbejnë forcimit të shtetësisë së Kosovës e të lidhjeve me partnerët tanë.

Vëmendja e jonë duhet të jetë në menaxhimin e situatës së krijuar nga Covid-19, e jo në lojëra politike që qojnë në DISTANCIM të ShBA-së nga Kosova, siç ka nisur me bllokimin e fondeve të MCC-së për Kosovë, të nënshkruara nga Qeveria Mustafa.

03/27/2020 22:41

‘Lajmërohet’ Haki Abazi: Grenell ka mundësi të mos e ketë parë marrëveshjen e Vuciqit dhe Thaçit