Lajme

Aderime të reja të Nismës në Vushtrri, Limaj thotë se Vushtrria ka vendos me ia dhënë besimin Nismës

08/14/2019 22:41
nga:Gazeta Blic

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se partia të cilën ai e drejton do të jetë përcaktuese për formimin e Qeverisë se ardhshme.

Këto komente, Limaj i bëri gjatë një takimi me strukturat e Nismës në Vushtrri, ku aderuan edhe dhjetëra anëtarë të rinj.

Kreu i Nismës tha se të gjitha strukturat e Nismës në Vushtrri, dhe Kosovë janë të angazhuar maksimalisht për të arritur objektivat e Nismës për zgjedhjet e parakohshme.

Postimi i plotë i Limajt:

Burra e gra, djem e vajza, të rinj e të moshuar, nga Vushtrria, me vullnet kanë vendosur t’ia japin besimin Nismës Socialdemokrate.

Sonte në mbrëmje në degën e Nismës në Vushtrri, mirëpritëm dhjetëra anëtarë të rinj, në mesin e tyre edhe profesorë universitarë, juristë, studentë, dhe personalitete të fushave të ndryshme, të gatshëm për të kontribuar për Vushtrrinë dhe Kosovën.

Po sonte takuam edhe strukturat e Nismës në Vushtrri, që të gjithë të angazhuar maksimalisht për të arritur objektivat tona në zgjedhjet e ardhshme.

Strukturat e Nismës në Vushtrri i porosita që të vazhdojnë edhe më tutje ta fuqizojnë Nismën në këtë qytet.

Nisma Socialdemokrate do të jetë përcaktuese për qeverinë e ardhshme.

Zoti na ndihmoftë në punë të mira për vendin!
FL