Lajme

Aderime të reja në Vetëvendosje

10/11/2018 13:58
nga:D.I

Lëvizjes Vetëvendosje i janë bashkuar edhe dy studente të Universitetit të Prishtinës, Shpresë Sadiku e Shqiponjë Bicaj, shkruan Gazeta Blic.  

Lajmin e ka bërë të ditur, Kryetari i Partisë, Albin Kurti i cili ka treguar se të dyja janë duke e punuar temën e masterit në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike në Universitetin e Prishtinës, në drejtimin e Telekomunikacionit.

Shkrimi i plotë i Kurtit: 

Shpresa dhe Shqiponja u bashkuan në Lëvizje. Të dyja janë duke e punuar temën e masterit në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike në Universitetin e Prishtinës, në drejtimin e Telekomunikacionit. Studente të dalluara, profesioniste të pasionuara, qytetare të ndërgjegjshme. Shpresë Sadiku shkollën fillore dhe të mesme i ka mbaruar në Mitrovicë, kurse Shqiponjë Bicaj në Prishtinë. Pas përfundimit të studimeve kanë bërë internship në Evropën perëndimore, në fushat e sinjalizimit të hekurudhave e të energjisë së ripërtërishme. Dija e specializuar dhe angazhimi në VETËVENDOSJE!-s janë kombinim i mirë.

10/11/2018 10:17

A do të marrë pjesë Vetëvendosje në takimin e thirrur nga Kadri Veseli për rezolutën e dialogut?