Lajme

“Adem Jashari s’ka qenë i rrezikshëm”

03/14/2019 21:33
nga:Gazeta Blic

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, njëherësh ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Gani Geci, ka folur për figurën e Adem Jasharit.

Geci ka thënë në emisionin “Pressing”, në televizionin T7, se Adem Jashari “ka qenë një personalitet”.

“Nuk ka qenë i rrezikshëm. Ka qenë personalitet i pathyeshëm”, është shprehur Geci.

“Lider e bën vetë dukja njeriun”, ka thënë Geci. Adem Jashari, ka thënë ai, kishte “pamje të liderit ushtarak, kryengritës”.