Nuk është se kanë qenë të pakta pushimet që kur Adelina Tahiri është bërë nënë për herë të parë, shkruan GazetaBlic.
Tani ajo po realizon atë të radhës me bashkëshortin e saj, Serjozha Markov.
Këngëtarja nga Shkupi ka gjetur pak kohë për t’u relaksuar në ishujt Maldive, nga ku dhe po publikon pamje të ndryshme.
Adelina Tahiri dhe bashkëshorti i saj maqedonas u martuan dy vite më parë, ku çifti kishin organizuar një festë mjaft private, vetëm me familjarët e tyre.
Tashmë ata janë bërë prindër të një djali të cilin e kanë pagëzuar me emrin Jon.
Adelina Tahiri ka marrë mjaft komente negative në fillimet e saj me Serjozha Markov, e krejt kjo pasi ai është maqedonas, mirëpo këngëtarja nuk është marrë shumë me këtë pjesë, duke vazhduar jetën e saj e lumtur pranë tij./GazetaBlic