Showtime

Adelina Tahiri publikon dhuratat luksoze që ia ka blerë bashkëshorti, “Rolex-i” nuk mungon!

04/04/2019 12:21
nga:L I

Sot është një ditë e veçantë për këngëtaren nga Shkupi, Adelina Tahiri, shkruan GazetaBlic.

Këngëtarja po feston 28 vjetorin e lindjes, e këtë e bëri të ditur vet ajo përmes një postimi në Instagram.

Urimet e shumta nuk munguan në drejtim të këngëtares, por nuk munguan as dhuratat e shumta nga bashkëshorti i saj, biznesmeni maqedonas.

Në Instagram ajo ka publikuar dhuratat që bashkëshorti ia ka bërë, ku shihet një orë e markës “Rolex”, unazë dhe byzylyk dore të markës “Cartier”, si dhe një buqetë me trëndafila të bardhë.

Tahiri dhe Serjozha Markov ka afro 1 vit që janë bërë prindër të një djali të quajtur, Jon./GazetaBlic

01/09/2020 20:27

Adelina Tahiri zhvishet në borë, reklamon trupin dhe tangat