Showtime

Adelina Tahiri bën dedikimin për djalin: E dua më shumë se veten, kurrë më e lumtur nuk kam qenë

01/24/2020 09:40
nga:L I

Ka më shumë se një vit që Adelina Tahiri është bërë nënë për herë të parë, ku solli në jetë djalin e quajtur Jon, shkruan GazetaBlic.

Që kur u bë nënë, këngëtarja nga Shkupi i është dedikuar plotësisht familjes së saj, ku pjesën më të madhe të kohës e kalon me vogëlushin e saj.

Ndryshe nga figurat tjera publike, Adelina ka zgjedhur që të publikojë fotografia nga përditshmëria me djalin e saj.

Së fundmi, përmes një fotografie pranë djalit, ajo ka bërë një dedikim për të, duke zgjedhur fjalët më të dashura për Jonin.

“Mama t’don pafund jet! ❤️ çdo nene e din dashur e femijes, nuk dua te egzagjeroj , as nuk dua te aktroj as te dal nga vetja por nje dua te them kur me e kompletuar me e lumtur nuk jam ndjer kur ndegjoj qe dikush me don aq qilter pa interes me theret Mama ! Nuk ka gje qe me permbush meshum se nje puthje apo perqafim i tij, nuk ka gezim me te madh kur ndegjoj nje sukses te tij (fjal, lidhje fjale, si bejn kafshet) me ritet zemra! E dua me shume se veten , e di eshte normale si cdo nene , po desha ta ndaj me ju dashurin qe e kam per te. Mundohemi te jemi prinder te mire. Tu duam Joni mami dhe Tata . Je dashuria jone lumturia dhe gezimi”, ka shkruar Adelina Tahiri për Jonin e vogël.

/GazetaBlic