Showtime

Adelina Ismaili kujton Leze Qenën: Pusho në paqe legjendë

03/26/2020 15:39
nga:L I

Adelina Ismaili ka kujtuar aktoren e ndjerë Leze Qenën, shkruan GazetaBlic.

Këngëtarja ka publikuar një fotografi në llogarinë e saj në Instagram duke e quajtur aktoren legjendë.

“Pusho në paqe legjendë”, ka shkruar pranë postimit Adelina.

Leze Qena la pas vetes një karrierë të gjatë artistike, përfshirë filma dhe seriale e kampanja të ndryshme vendore.

Aktorja ndërroi jetë mëngjesin e ditës së djeshme në moshën 85 vjeçare.

/GazetaBlic