Showtime

Adelina Ismaili festoi Kurban Bajramin me babain e saj

08/01/2020 08:29
nga:L I

Rrallë herë, Adelina Ismaili ka folur për babanë e saj.

Por, edhe pse jo publikisht, këngëtarja shpesh është takuar me të, njësoj si sot në ditën e Kurban Bajramit.

Babai i saj Rexhep Ismaili ka ndarë disa fotografi në rrjetin social Facebook duke dëshmuar se këtë festë e kaloi me gruan, vajzat e tij dhe bashkëshortët e tyre, përjashtuar të Zanfinës pasi ajo është ende beqare.

“Për Bajram krejt bashkë”, ka shkruar ai.