Showtime

Adelina Ismaili me bashkëshortin bëjnë homazhe te kompleksi memorial “Adem Jashari” në Prekaz

03/05/2018 19:33
nga:FL.B

Këngëtarja e njohur Adelina Ismaili aktualisht vazhdon të jetë e angazhuar si protagoniste në serialin komik “O Sa Mirë”.

Ajo dhe bashkëshorti i saj, Val Krasniqi, janë zhvendosur në Kosovë, dhe kanë treguar se do të jetojnë këtu edhe disa vite.

Sot (e hënë), për nder të kujtimit të familjes heroike Jashari në Prekaz, pas rënies së tyre për liri në luftën e fundit në Kosovës janë shënuar disa aktivitete përkujtimore.

Për vizitë në kompleksin memorial “Adem Jashari”, ka qenë edhe këngëtarja Ismaili, dhe bashkëshorti i saj Vali.

Ky i fundit, përmes një fotografie të publikuar në rrjetin social Facebook, ka shkruar fjalë lavdie për familjen e rënë në vitin 1999.

“Sakrifica më sublime është sakrifica për tjerët”, ka shkruar ai në mbishkrimin e fotografisë, teksa shfaqet bashkë me Adelinën në vizitën e tyre në Prekaz.

 

09/09/2018 18:28

Adelina shkëlqen në një ‘selfie’ përkrah bashkëshortit