Showtime

Adelina Emini merr pjesë në samitin virtual “Gratë në marketing”

04/30/2020 22:05
nga:N S

Gratë e suksesshme nga vende të ndryshme të botës po bashkohen në samitin e parë virtual “Gratë në Marketing” që do të mbahet në 28-30 Prill 2020, si një iniciativë globale për të shkëmbyer njohuri, frymëzuar dhe fuqizuar shoqërinë.

Nisma filloi nga Arijana Koskarova, themeluese e “Creative Hub”, një qendër e vlerësuar nga“Forbes” e cila u jep të rinjve mundësinë për të zhvilluar karrierën në marketing dhe industri tjera kreative.

Qëllimi i këtij samiti virtual është motivimi i grave që të bashkohen dhe të krijojnë karrierën e tyre në fushën e marketingut.

Adelina Emini nga Kosova po merr pjesë në samitin virtual ‘Gratë në Marketing’. ‘Jam e nderuar që po marr pjesë në Samitin Virtual ”Gratë në Marketing”, ku do të ndaj ekspertizën time në fushën e medias dhe të marketingut”, tha ajo.

Samiti përmban folëse nga e gjithë bota (Maqedonia e Veriut, Greqia, Franca, Italia, Rumania, Bullgaria Polonia, Gjermania, Zvicra, Shqipëria,etj) dhe profile të ndryshmesi: themeluese të agjencive kreative, drejtore të marketingut, CEO të agjencive të komunikimit, digital marketers, drejtore kreative, gazetare, por edhe gra që përmes programit të tyre të mentorimit, po ndihmojnë gratë e tjera të formojnë lëvizje që sjellin ndryshime në shoqëri.

Disa nga folëset janë: Odeta Male, COO of “Landmark Communications” në Shqipëri; Tringa Berisha, bashkëthemeluese e agjencisë krijuese“i10”dhe eksperte e mediave sociale nga Kosova; Bianca Tudor nga
Rumania, themeluese e “Elite Business Woman”; Dr.Ruby Baksi Khurdinga India, Fituese e Multi-Award dhe folëse në TedX; Nadine Butoënga Gjermania,themeluese e “PR for Entrepreneurs”; Giedre PociutengaLituania, themeluese e Linkedist – një platformë e lidhur me LinkedIn; Stella Tsitsoula,themeluese e “Red Communications” ngaGreqia; Eli Peseva, Corporate Communications Director në“New Moment Neë Ideas Company” nga Shkupi; Arieta Prusaknga Polonia, themeluese në“Moxie Creative Agency”, e shumë të tjera.

11/17/2017 15:14

EKSKLUZIVE | Premton një befasi të madhe për publikun: Adelina Emini së shpejti me këngë dhe videoklip të ri!