Showtime

Adelina Berisha vishet ngusht, nxjerrë në pah këmbët e hatashme

04/15/2018 13:48
nga:Gazeta Blic

Karrierën në muzikë e ka nisur qysh kur ishte një vajzë e vogël, shkruan GazetaBlic.

Dhe tani, Adelina Berisha që konsiderohet si një prej këngëtareve shqiptare më sensuale dhe me stil, po na befason me linjat e përkryera trupore, të cilat ajo asnjëherë nuk heziton t’i shfaqë.

© Adelina Berisha [instagram]

E veshur me një fustan të bardhë komplet, i cili në pjesën lart i mbulon gjithçka deri tek fyti por në pjesën e poshtme ia ka vënë në pah këmbët e hatashme, Berisha ka marrë vëmendjen e plotë të fansave të saj.

© Adelina Berisha [instagram]

Me flokët e kapura nga pas, Adelina ka nxjerrë në pah po ashtu edhe fytyrën e saj të cilës i vërehet grimi sidomos në pjesën e syve. E drejtuar me telefon kah pasqyra, këngëtarja shqiptare u pa e buzëqeshur përderisa shikimin e kishte fokusuar plotësisht në ekranin e telefonit.

© Adelina Berisha [instagram]

Kujtojmë që Berisha këngën e fundit e ka publikuar dy muaj më parë. Me titull “S’ta fal“, kjo këngë ka arritur të grumbullojë mbi 2 milionë shikime deri më tani. / © GazetaBlic /

11/16/2019 20:57

Publikohet projekti më i ri i Adelina Berishës, “Loti im”