Showtime

Adelina Berisha në lidhje me djalin e deputetit shqiptar

08/04/2018 14:56
nga:Natyra

Pavarësisht se vendi ynë është i vogël dhe gjërat merren vesh shumë shpejt, Adelina Berisha ia kishte dalë shumë mirë ta mbante të fshehtë lidhjen e saj kjo deri tani.

Bluetooth” ka zbuluar ditën e sotme se këngëtarja e njohur është në një lidhje me djalin e deputetit të Durrësit Lefter Koka, Arbrin.

Sipas “Bluetooth” Arbri dhe Adelina janë takuar në vendin tonë nga shoqëria e përbashkët, e duket se nga ajo ditë, ata po kalojnë përherë e më shumë kohë në shoqërinë e njëri-tjetrit, tashmë si dy të dashuruar.

E pikërisht kjo histori e re dashurie ka bërë që Adelina të udhëtojë më shpesh nga Prishtina  drejt Shqipërisë e po të njëjtën gjë bën edhe Arbri.

Çifti momentalisht ka zgjedhur të pushojë në jugun e Shqipërisë, në Jalë duke bërë kështu daljen e tyre të parë publike.

 

11/08/2019 11:31

Me një pozë atraktive nga kuzhina, Adelina Berisha paralajmëron klipin e ri