Sporti

AC Milan njofton largimin e Luka Jovic

06/29/2025 16:18
nga:Lorik J

Largimet e Milanit po vazhdojnë.

Pas njoftimit të largimeve të Kyle Walker, Joao Felix, Riccardo Sottil dhe Tammy Abraham, klubi italian sapo ka njoftuar largimin e Luka Jovic.

I ardhur nga Fiorentina në shtator 2023, lojtarit përfundimisht nuk iu zgjat kontrata.

Pasi shënoi vetëm katër gola në 17 ndeshje në të gjitha garat sezonin e kaluar, lojtari tani e gjen veten pa kontratë. Mbetet të shihet se ku do të rikthehet ish-lojtari i Real Madridit dhe Eintracht Frankfurt.

/GazetaBlic Sport