Sporti

AC Milan ia vendos çmimin Rodriguez, ja cila skuadër e kërkon atë

08/14/2019 12:29
nga:Ideal

Sipas edicionit të sotëm të ‘La Repubblica’, Ricardo Rodriguez ka përfunduar në radarin e Schalke 04, të cilët po kërkojnë të sjellin sa më shpejt atë në Gjermani.

Mbrojtësi zviceran, i cili iu bashkua kuqezinjve në verën e vitit 2017, vlerësohet me 20 milionë euro nga skuadra e San Siro-s, përcjellë GazetaBlic.

Pas mbërritjes së Theo Hernandez, Rodriguez sigurisht që do të largohet.

/GazetaBlic/