Lajme

Abrashi: Do t’ia kthejmë Prishtinës karakterin zhvillimor

11/13/2017 23:34
nga:Gazeta Blic

Kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi ka thënë se në mandatin ë synon të marrë me theks të veçantë do ta trajtojë sferën ekonomike.

“Ajo që do të bëjmë është kthimi i karakterit zhvillimor të Prishtinës”, ka thënë Abrashi, njofton Klan Kosova.

“Në katër vjet nuk kemi parë ndonjë projekt zhvillimor. Kemi parë ikjen e investitorëve, 7000 punëtorë kanë ikur nga Prishtina”, ka thënë Abrashi në debatin e parë me kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje, Shpend Ahmeti.

“Kemi identifikuar disa sektorë që mund të krijojnë vende pune dhe fondi i punësimit që do të fuqizohet përmes granteve”, ka shtuar ai.

Abrashi ka thënë se do ta themelojnë zonën ekonomike.

“E jona është që ta sjellim zonën ekonomike më afër Prishtinës, që do të ndërtohet te qendra e panaireve në Bërnicë”.

“Në kuadër të zhvillimit ekonomik është hapja e punëve të mëdha publike. Përfundimi i Rrugës B dhe fillimi i ndërtimit të Rrugës A.”.

“Zona e Gollakut – viteve të fundit një numër i madh i banorëve të Prishtinës, për çështje të rekreacionit dalin edhe jashtë Prishtinës dhe Kosovës. Zona e Gollakut do të kthehet në zonë rekreative dhe turistike”, ka thënë Abrashi ndër të tjera.

11/21/2017 10:35

Diçka për Abrashin!