Lajme

Abrashi premton 30 mijë vende të punës

11/08/2017 22:24
nga:D.I

Përmes fondit të punësimit, granteve të vogla për bizneset startup dhe ndërmarrësi dhe punës praktike, kandidati i LDK-së, Arban Abrashi ka premtuar krijimin e 30 mijë vendeve të reja të punës.

Rëndësi të veçantë në programin e tij qeverisës do t’u jepet të rinjve, me ç’rast Abrashi ka thënë qe përmes bursave dhe punës praktike do të krijohet ndërlidhja e tregut të punës dhe shkollave.

“Përpos makro-projekteve si zona industriale, kemi punuar edhe në nivelin mikro që të nxisim sa më shumë punësimin. Këtu bëjnë pjesë ndarja e më shumë bursave për të gjithë ata që dëshirojnë të studiojnë profesionet deficitare, ndërhyrja në kurrikulë përmes së cilës krijohet ndërlidhja e shkollave me tregun e punës, si dhe do të përkrahim financiarisht praktikën e të rinjve nëpër bizneset private” ka deklaruar Abrashi

Tutje ai ka thënë që do të bashkëpunoj me të gjithë, pa marrë parasysh kush është në qeverisjen qendrore apo në asamblenë komunale./klankosova.tv/

11/21/2017 10:35

Diçka për Abrashin!