Lajme

Abrashi: Për katër vjet në Prishtinë s’u ndërtua asnjë shkollë, në Malishevë 12

11/13/2017 23:47
nga:Gazeta Blic

Kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi ka thënë se arsimi në Prishtinë është një prej sektorëve që ka degraduar në Prishtinë, qoftë në cilësi qoftë në infrastrukturë.

“Në katër vjet në Prishtinë nuk është ndërtuar asnjë shkollë, kurse në Malishevë janë ndërtuar 12”, ka thënë Abrashi, njofton Klan Kosova.

“Në mandatin tonë synojmë ndërtimin e shtatë shkollave, përfshirë shkollën e muzikës dhe baletit”, ka thënë ai në debatin me Shpend Ahmetin e Vetëvendosjes.

Abrashi ka thënë se infrastruktura shkollore është baza e qasjes së tyre.

“Dikush mund të thotë se nuk ka pasur nevojë por është e kundërta”.

“Kemi raste të punësimit të dhjetëra militantëve nga jashtë Prishtinës. Prishtina është kampion në humbjen e orëve të para në mësim”.

“Kiflet që kanë filluar, do të zëvendësohen me shujta të nxehta. Pra secila shkollë do të ketë kuzhinën e vetë. Shkollat do të kenë edhe salla më të mira se aktualisht”, ka thënë ai më tej.

11/22/2017 10:59

E turpshme: Rrahje për tokë në Vushtrri