Lajme

Abrashi: Nuk po shohim rezultat, përkundër zhurmës për autobusët

11/13/2017 22:03
nga:Gazeta Blic

Kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi ka prezantuar planin e tij për rregullimin e trafikut në kryeqytet.

“Rregullimi i trafikut është një prej top prioriteteve”, është shprehur Abrashi, njofton Klan Kosova.

“Në Prishtinë brenda ditës hyjin 100 mijë vetura. Për këtë duhet të bëhet zgjidhje, duhet bashkëpunim me taksitë dhe duke intervenuar në projekte infrastrukturore”, ka thënë ai ndër të tjera në debatin e parë, që po zhvillohet në Klan Kosova, e që është përballja e parë e tyre.

“Kemi paraparë një numër të madh të nënkalimeve dhe mbikalimeve në Prishtinë. Do të krijojmë rreth gjashtë mijë vendparkingje. Do të bëjmë funksionalizim i parkingut mbrapa Pallatit të Rinisë dhe parkingjeve të tjera”.

Abrashi ka thënë se katër vitet e fundit është folur për autobusë, planin e mobilitetit, parkingun nëntokësor por asnjëra nuk është realizuar.

“Ka kompani që kanë numër më të madh të autobusëve. Me parkingun te filologjiku duhet ta demantojë Ahmetin, pasi UP ka refuzuar ndërtimin e tij për shkak të ndryshimit të planit dhe shtimin për afarizëm dhe për këtë është refuzuar”.

“Jemi në një situatë ku katër vjet flitet për mobilitet dhe nuk ka mobiliteti. Nuk po shohim rezultate përkundër një zhurme për autobusët”.

“Autobusët tjerë nuk po vijnë për shkak të mos kryerjes së obligimeve nga komuna. Komuna e Prishtinës në vazhdimësi jep subvencione për trafikun publik”, është shprehur Abrashi.

11/20/2017 18:08

Zemaj thotë se LDK do ta fitojë Prishtinën