Lajme

Abrashi: Koalicioni VV-AKR u bë pas presionit të Rrahim Pacollit

11/14/2017 20:28
nga:A K

Kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi, ka thënë se koalicioni i kundërkandidatit të tij për balotazhin e 19 nëntorit, Shpend Ahmetit të VV-së me AKR-në dhe Selim Pacollin, ka ndodhur për shkak të presionit nga sekretari organizativ i AKR-së, Rrahim Pacolli.

“Jam takuar edhe unë me Selim Pacollin, por s’ka pas lëvizje konkrete. Ka pas një takim sipërfaqësor, por siç duket ka qenë presioni i Rrahim Pacollit që të realizohet koalicioni me VV-në. Kemi parë fotot dhe ajo që diskutohet është që AKR ka pasur presion nga Rrahim Pacolli”, ka thënë Abrashi.

Në Rubikon të KTV-së, Abrashi ka thënë se koalicioni i tij me Arbër Vllahiun dhe AAK-në është plotësisht i natyrshëm “sepse të dy partitë i takojnë krahut të djathtë”.

Abrashi ka thënë se nuk planifikon koalicione të tjera në Prishtinë dhe se është i bindur që do të përmbysë rezultatin e raundit të parë në të cilën Ahmeti doli i pari me rreth 7 mijë vota më shumë se Abrashi.

11/22/2017 09:48

Urdhërarrest për Kurtin, Kadajn e Haxhiun