Lajme

Abrashi ‘godet’ Qeverinë Kurti: Çfarë pritet tjetër të thuhet nga ShBA, që Qeveria po punon kundër interesave të Kosovës

03/17/2020 14:40
nga:Gazeta Blic

Sekretari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arban Abrashi ka theksuar se raportet e Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës po shkojnë drejt ftohjes.

Ai në një bisedë për Gazeta Blic ka theksuar se kjo ftohje po ndodh për shkak të një udhëheqësie që siç shprehet ai “me një papërgjegjësi dhe një lehtësi të frikshme konfrontohet me partneret strategjik të Kosovës”.

“Kemi kemi sinjale dhe akte direkte që tregojnë se marrëdhëniet tona me SHBA janë duke shkuar drejt ftohjes, si rezultat i një udhëheqësie që me një papërgjegjësi dhe një lehtësi të frikshme konfrontohet me partneret strategjik të Kosovës”, tha ai për Gazeta Blic.

Sipas tij, vendimi i sotëm i investitorëve amerikan për të investuar në Termicentralin “Kosova e Re”, është mesazh se janë zbehur raportet me SHBA-të.

“Deklaratat e Senatorëve, kërkesat e vazhdueshme të Ambasadorit Grenell, reagimi i Trump JR, instalimi i sanksioneve si MCC, tash edhe largimi i investitorëve potencial nga sektori i energjisë shkaku, siç thuhet i ndryshimeve politike në Kosovë e klasës politike, e sanksionet e pezullimet tjera që janë në fuqi, janë tregues që raportet tona tashmë janë zbehur” tha Abrashi për Gazeta Blic.

Ai thotë se çfarë pritet tjetër të thuhet nga aleati ynë strategjik, sesa ta cilësoj Qeverinë tonë të painteresuar për paqe dhe se po punon kundër interesave të Kosovës.

“Qeveria duhet të reagoj menjëherë, sot, taksa duhet të hiqet menjëherë dhe pa vonesa, ashtu siç na u ka dhënë mesazhi i qartë”, ka shtuar Abrashi.

Sipas tij, na duhet bashkëpunimi dhe përkrahja e SHBA-ve, në të gjitha fushat, edhe për të luftuar pandeminë e coronavirusit.

“Vetëm të luajturit mund të entuziazmohen me tërheqjen dhe përkrahjen e investimeve amerikane në Kosovë”, tha ai për Gazeta Blic.

Ndryshe, dje zëdhënësi i Grenell, Dick Custin, në një përgjigje për KOHËN ka refuzuar të flasë për pasojat me të cilat mund të ballafaqohet Qeveria, por vetëm ka përsëritur kërkesën rreth taksës.

“Qëndrimi i Shteteve të Bashkuara mbetet që tarifat duhet të hiqen plotësisht”, ka thënë Custin.

Administrata Amerikane edhe me një mesazh për Qeverinë Kurti: Taksa 100% ndaj mallrave serbe duhet të hiqet plotësosht

Ndryshe, sot kompania Contour Global ka planifikuar të tërhiqet nga planet për ndërtimin e Termocentralit “Kosova e Re” me kapacitet 500 megavatë.

Siç raporton Reuters, sipas një njoftimi të Contour Global, arsye për këtë është se kompania nuk e ka ndërmend të ndërtojë projekte me thëngjill në të ardhmen. Si arsye ka përmendur edhe ndryshimet politike që kanë ndodhur në Kosovë.

“Projekti Kosova e Re nuk mund të ecë përpara. Situata politike në Kosovë që nga korriku, formimi i një qeverie të udhëhequr nga një kryeministër që e kundërshtoi publikisht projektin dhe mosveprimi i qeverisë e kanë bërë të pamundur që projekti t’i përmbushë detyrimet e kërkuara”, thuhet në një njoftim për media nga Contour Global, duke shtuar se “Siç kemi thënë në të kaluarën, Kosova duhej të ishte projekti ynë i fundit me qymyr. Ne nuk do të zhvillojmë termocentrale qymyri në të ardhmen”.

Qeveria e Kosovës ka nënshkruar në fund të vitit 2017 marrëveshjen komerciale me kompaninë amerikane Contour Global për ndërtimin e Termocentralit Kosova e Re me kapacitet 500 megavat, i cili do të kushtonte 1.3 miliard euro.

Ndërtimi i Termocentralit Kosova e Re është kundërshtuar në vazhdimësi nga përfaqësues të shoqërisë civile, të cilët e konsiderojnë si projekt të dëmshëm për mjedisin dhe thonë se do të çonte në rritje të çmimit të rrymës për qytetarët.

Termocentrali Kosova e Re ishte paraparë të fillojë së ndërtuari këtë vit, ndërsa të vihet në punë në vitin 2023.

Contour Global tërhiqet nga “Kosova e Re”

04/19/2020 15:47

Zyrtari i VV-së: I pranuam testet nga Serbia, pasi na e kërkuan amerikanët!