Lajme

Abelardi Tahiri i reagon Haxhiut për shpnezimet: Unë si kam përdorur veturat zyrare për ti dërguar fëmijët në çerdhe!

04/07/2020 18:03
nga:N.K

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu para disa ditëve paralajmëroi se do të bënte publike shpenzimet e saj dhe të kabinetit prej kohës që po e mban këtë post.

Por këtë e ka bërë shefi i kabinetit të Haxhiut, Blerim Sallahu i cili ka bërë publike shpenzimet e ministers Haxhiu dhe ish ministrit të Drejtësisë, Abelard Tahirit.

Sallahu ka shkruar se këtë publikim e kanë bërë për shkak të spekulimeve dhe shpifjeve nga njerëzit e ish ministrit në këtë ministri.

“Për shkak të spekulimeve dhe shpifjeve nga njerëzit e ish ministrit të kaluar, dhe për hirë të transparencës të cilën kemi filluar ta instalojmë në Ministrinë e Drejtësisë, kemi vendosur që t’i publikojmë të gjitha shpenzimet e kabinetit të ish ministrit duke krahasuar me shpenzimet e kabinetit tonë”, ka shkruar ai.

Nga ajo që është publikuar del se ish ministri Abelar Tahiri për 4 muajt e parë të mandatit ka bërë rreth 6232 kilometra dhe ka shpenzuar rreth 1240 euro për derivate, përderisa ministrja aktuale në detyrë për dy muaj ka shpenzuar 84.7 euro, për 550 km.

GazetaBlic ka kontaktuar ish-ministrin e drejtësisë, Abelard Tahirin, për ta pyetur rreth këtyre deklaratave.

Ai i tha Gazetës Blic se shpenzimet që i ka bërë ai, janë të ndërlidhura me pozitën e tij si ministër dhe se ai nuk i ka përdorur ato për nevoja të familjes.

“Unë kam bërë shpenzime që ndërlidhen me punët e mia si ministër, nuk e kam përdorur veturën zyrtare për nevoja të familjes dhe as për transport të fëmijëve në çerdhe”, tha Tahiri për GazetaBlic.

Albulena Haxhiu shpalos shpenzimet e saj dhe të Abelard Tahirit, ja dallimi

07/13/2020 13:55

Del pozitiv me koronavirus zyrtari i lartë i PDK-së