Lajme

Abelard Tahiri tregon çka e pyetën në Gjykatën Speciale

02/04/2020 22:30
nga:E Sh

Deputeti i PDK-së dhe ish-ministri i Drejtësisë në Qeverinë Haradinaj, Abelard Tahiri ka dhënë detaje lidhur me intervistimin e tij nga Gjykata Speciale.

Tahiri, në “Debat Plus” në RTV Dukagjini ka thënë se Gjykata Speciale e ka intervistuar atë për shkak të fondeve që Qeveria kë dhënë për personat e ftuar nga Specialja.

“Më kanë pyetur për pagesat dhe cilat fonde janë shpenzuar për të intervistuarit e Hagës. Më kanë pyetur a kam shpenzuar para nga fondi rezervë, apo nga ndonjë burim tjetër”, ka thënë ai.

Tahiri tha se në muajin korrik Qeveria do të vendos nëse do t’ia vazhdojë mandatin Gjykatës Speciale.

“Do ta shohim Albin Kurtin nëse do ta mbajë premtimin kur ka premtuar se ai nuk dorëzon në Hagë ushtarët e UÇK-së”.

Ai thotë se Gjykata Speciale është padrejtësia më e madhe që i është bërë këtij vendi, për të cilën nuk do të kishte votuar as në 2015-ën si deputet.

“Edhe po të isha deputet në vitin 2015 nuk do ta kisha votuar këtë Gjykatë”, ka deklaruar ndër të tjera Abelard Tahiri.

12/04/2019 19:46

Televizioni shtetëror grek, emision “Live” për të mbledhur fonde për Shqipërinë