Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri thotë se sot u konfirmuar se VV’ja nuk e do hetimin dhe të vërtetën për rastin Dehari, raporton GazetaBlic.
Sipas tij, kjo na bind se sa i domosdoshëm është ky hetim dhe sipas tij kjo do të ndodhë me patjetër.
Shkrimi i plotë:
Kush do ta imagjinonte që Lëvizja Vetëvendosje do të refuzonte themelimin e Komisionit Hetimor Parlamentar i cili do të kishte për objekt hetimi zhdukjen e mostrave të Astrit Deharit, fatkeqësinë e të cilit kjo parti e shfrytëzoi për të ardhur në pushtet?!
Në seancën e sotme të Kuvendit, përfundimisht u konfirmua se VV-ja nuk e do hetimin dhe të vërtetën për rastin Dehari. Pikërisht kjo na bind se sa i domosdoshëm është ky hetim. Ky hetim patjetër do të ndodhë, por sot e pamë fytyrën e vërtetë dhe hipokrizinë e VV-së.
Nuk ka kuorum për votimin e Komisionit Hetimor për zjarrin në Mjekësinë Ligjore