Lajme

Abelard Tahiri: Qeveria “Kurti” do të jetë qeverisja më jetëshkurtër në qeveri

02/03/2020 16:18
nga:Norë Kelmendi

Ish-ministri i Drejtësisë dhe deputeti nga radhët e PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se qeveria “Kurti” do të jetë qeveria më jetëshkurtër në historinë e Kuvendit, shkruan GazetaBlic.

Këto deklarata ai i bëri në pjesën e dytë të seancës për formimin e qeverisë së re e cila po mbahet në Kuvendin e Kosovës.

“Kjo do të jetë qeverisja më jetëshkurtër në historinë e Kosovës”, tha Tahiri

Tutje kujtojmë se kjo seancë ka nisur me shumë kritika opozitare ndaj liderit të Vetëvendosjes dhe mandatarit për Kryeministër të Kosovës, Albin Kurtit.

04/07/2020 18:03

Abelardi Tahiri i reagon Haxhiut për shpnezimet: Unë si kam përdorur veturat zyrare për ti dërguar fëmijët në çerdhe!