Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka bërë të ditur se është takuar me artistë të kryeqytetit.
Abdixhiku ka thënë se me ata bisedat janë gjithmonë plot jetë e kureshtje, ‘veprat e tyre natyrisht përplot mjeshtri, gjersa koha e kaluar vazhdimisht një mësim’
Kryetari i LDK-së tha se ka vizituar 14 atelietë e tyre në këtë rrugë të gjallëruar së fundmi të lagjes Ulpiana.
“Fuqia e artit të krijuesve tanë shkon përtej atelieve përplot ëndrra që kanë. Sepse arti flet për identitetin tonë, historinë tonë e të ardhmen që provojmë ta bëjmë! Kur ky art shpërthen kufijtë, ai bëhet mjet i fortë i diplomacisë” shkruan Abdixhiku raporton Gazeta Blic.
Postimi i plotë: