Kandidati për kryeministër nga LDK, Lumir Abdixhiku, ka prezantuar projektet në vlerë prej 5 miliardë euro investime, raporton Gazeta Blic.
“Këto janë disa nga zotimet tona të Programit ‘Rruga e Re’. Nga Spitali i Ri, tek Stadiumi Kombëtar e Palestra e Sporteve, nga Qendra e Skijimit në Brezovicë tek Teatri Kombëtar, nga Centrali i Ri me Gaz, tek Unaza e Jashtme e Kryeqytetit; Gaming Hall, Teatri i Operas e Baletit, magjistralet rajonale, Parku Teknologjik e Qendra Kombëtare për Inteligjencë Artificiale”, ka shkruar ai.
Abdixhiku ka pyetur se cili nga këto projekte është më i nevojshmi për qytetarët.
Postimi i tij i plotë:
KAM NJË PYETJE.
CILI NGA KËTO PROJEKTE ËSHTË MË I NEVOJSHMI PËR JU?
Këto janë disa nga zotimet tona të Programit ‘Rruga e Re’. Nga Spitali i Ri, tek Stadiumi Kombëtar e Palestra e Sporteve, nga Qendra e Skijimit në Brezovicë tek Teatri Kombëtar, nga Centrali i Ri me Gaz, tek Unaza e Jashtme e Kryeqytetit; Gaming Hall, Teatri i Operas e Baletit, magjistralet rajonale, Parku Teknologjik e Qendra Kombëtare për Intelegjencë Artificiale!
5 miliardë euro investime!
Cili nga këto projekte është më i nevojshmi për ju?
Pëlqejeni, individualisht, projektet infrastrukturore që ndikojnë jetën e juaj më së shumti!
Programi ‘Rruga e Re’, botimi i tretë – i përditësuar dhe final, është i publikuar në faqen e LDK-së. Me 70 mijë fjalë, i shkruar për mbi 2 vite, nga 270 ekspertë, ky program e bën të ardhmen e vendit tonë siç e kemi ëndërruar përherë!
Nuk jam i interesuar të flas për të shkuarën.
Nuk jam i interesuar të ju ndajë e përçajë.
Dua të ju ofrojë vizionin tonë për të ardhmen me projekte që ndikojnë në jetën tuaj!
Këto projekte me gjithë program, janë prezantuar në 7 takime tematike brenda #LUMIR2025, e në takim me 150 bizneset më të mëdha në vend!
Dhe për ata me mendje në shekullin e shkuar, vizualizimi i projekteve të shkruara nga 270 ekspertë, është bërë me prompte të Midjourney e ChatGPT. Mirë se vini në vitin 2025!
E ardhmja është e bukur!