Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka folur për procesin e mësimit gjithëditor që tashmë po tregohet i suksesshëm në Prishtinë.
Kandidati i LDK-së për kryeministër tha se mësimi gjithëditor do të zgjerohet edhe në pesë komuna tjera.
“Mësimi gjithëditor, nga programi ynë na mundëson të mbërrijmë standarde evropiane dhe liron familjet kosovare të mund të punojnë të 2 prindërit”, tha Abdixhiku në emisionin Debat Plus në RTV Dukagjini.
Ai tha që kjo do të ndikojë që veçanërisht gratë t’i kthehen tregut të punës.
Aktualisht, mësimi gjithëditor i nisur nga LDK në Prishtinë, po realizohet në pesë shkolla.