Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka folur pas takimi me presidenten Osmani, raporton Gazeta Blic.
Ai tha se partitë nuk kanë lëvizur nga qëndrimet e tyre dhe se në takim e ka parë që s’ka urgjencë për ta zgjidhur bllokadën.
“Partitë qëndruan në qëndrimet e tyre. Kjo nënkupton se s’ka zgjidhje. Kjo është për keqardhje. Nuk ka brengë e siç e pashë në takim nuk ka as urgjencë për ta zgjidhur këtë bllokadë”, tha Abdixhiku.
/Gazeta Blic/
Krasniqi: S’ka risi – VV insiston në Albulena Haxhiun kandidate për kryetare të Kuvendit


