Lajme

Abdixhiku pas takimit me Osmanin: LDK është e gatshme për zgjedhje, propozuam të mbahen më 31 tetor

06/02/2021 17:29
nga:M K

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, është deklaruar pas takimit me Presidenten Vjosa Osmani, ku kanë diskutuar rreth datës së zgjedhjeve lokale.

Abdixhiku para mediave tha se partia e tij ka propozuar që data e zgjedhjeve komunale të jetë 31 tetori.

“Ne jemi gati si LDK për çdo datë të mundshme, për t’u futur në garën zgjedhore. Por rekomandimi ynë është 31 tetori si datë adekuate, por çdo datë tjetër do të ishte e pranueshme. Ne i propozuam dhe kërkuam Presidentes që 31 tetorin ta shpall datë të zgjedhjeve”, ka deklaruar Abdixhiku.

I pyetur se çfarë rezultati pret nga zgjedhjet lokale, bazuar në atë të zgjedhjeve të përgjithshme, Abdixhiku tha se në LDK janë duke u bërë reforma dhe ndryshime që të kthehet besimi i qytetarëve në këtë parti.

“Në zgjedhje nacionale është e vërtetë që s’kemi dalë mirë, prej datës së tyre deri më sot e në katër muajt e ardhshëm do të bëjmë reforma dhe ndryshime substanciale që ta kthejmë besimin e qytetarëve në LDK.

Jam jashtëzakonisht optimist që rezultati i zgjedhjeve të tetorit do të jetë rezultat që e jep diferencën dhe rikthimin e LDK-së, atë që po e presim”, ka përfunduar Abdixhiku.

LEXO EDHE:

VV: Zgjedhjet lokale i fitojmë sikur ato qëndroret