Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, së bashku me nënkryetarin e këtij subjekti politik, Lutfi Haziri, dhe nënkryetarin e Kuvendit, Kujtim Shala, kanë takuar Zëvendës Ndihmës Sekretarin e SHBA-së, Gabriel Escobar, Përfaqësuesin e Posaçëm të BE-së, Miroslav Lajčák si dhe Ambasadorin e SHBA-ve në Kosovë Jeffrey M. Hovenier, raporton Gazeta Blic.
Abdixhiku ka bëri të ditur se i kanë njoftuar përfaqësuesit në fjalë mbi qëndrimet e LDK-së sa i përket procesit të dialogut i cili sipas tyre duhet të përfundojë me njohje të ndërsjelltë.
“Bëmë të ditur edhe njëherë qëndrimin tonë politik mbi këtë proces, rëndësinë e tij për vendin tonë dhe nevojën që i njëjti të përfundojë me njohje të ndërsjellë e normalizim të plotë të marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve – duke respektuar integritetin territorial, sovranitetin dhe rendin kushtetues te Kosovës” shkruan Abdixhiku.
Njoftimi i plotë: