Lajme

Abdixhiku pas refuzimit të vizës që iu bë kryeministrit në 10 vjetorin e pavarësisë, ka një kërkesë për Qeverinë Haradinaj!

01/08/2018 18:11
nga:Gazeta Blic

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka komentuar refuzimin që i bëri Amerika kryeminsitrit Ramush Haradinajt duke mos i dhënë vizën amerikane, raporton Gazeta Blic.

Abdixhiku pas këtij veprimi ka kërkuar dorëheqjen e kësaj qeverie, sipas tij Haradinaj, Thaçi e Kurti nuk janë të aftë për shtet.

Tutje ai ka shkruar se izolimi i Kosovës tashmë ka nisur.

“…në 10 vjetorin e pavarësisë, Kryeministrit të Kosovës i refuzohet viza për në Amerikë”, ka shkruar Abdixhiku.

Postimi i plotë i Abdixhikut pa ndërhyrje:

Dhe kështu, në 10 vjetorin e pavarësisë, Kryeministrit të Kosovës i refuzohet viza për në Amerikë. Një relacion siç se kishim menduar ndonjëherë – Republika në rënie të lirë.
Kosova gradualisht po rrëshqet nga lidhja e vetme politike që e mbanë atë shtet; nga e vetmja forcë që i jep garancë të sigurisë. Nga një relacion ekzistencial partneriteti me SHBA-në, këta e sollën vendin në relacion refuzimi. 20 vite më parë liderët e Kosovës kishin lidhje e trajtim shumë më të avancuar perëndimorë se që kanë këta sot. Sot, pak udhëheqës në botë, marrin refuzim të tillë.
Izolimi i Kosovës ka nisur tashmë. As takime të niveleve të ulëta s’mund të bëjnë më. E gjitha për interesa të ngushta të një grushti njerëzve në pushtet. Prandaj dorëheqja e kësja qeverie është domosdoshmëri tani. Këta s’janë të aftë për shtet.

12/06/2018 15:36

Mustafa: Vizat duhet t’i hiqen së pari Qeverisë