Lajme

Abdixhiku nga Rahoveci: Qytetarët janë të etur për ndryshimin që do ta sjellim bashkë

10/23/2024 22:17
nga:G B

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku ka vizituar këtë të mërkurë qytetarë të Rahovecit.

Sipas tij besimi i qytetarëve, i vazhdueshëm ndaj vizionit të LDK-së për një Kosovë të zhvilluar, është frymëzim për rrugën që kanë përpara.

‘’Në çdo takim që po zhvillojmë, gjithandej vendit, ndiejmë shpresën që po rritet mes qytetarëve tanë. Ata kërkojnë zgjidhje konkrete për sfidat e tyre të përditshme, dhe janë të etur për ndryshimin që do ta sjellim bashkë’’, thuhet në postimin e Abdixhikut.

Me këtë e energji dhe përkushtim të secilit qytetarë, Abdixhiku tha se do ta ndërtojnë së bashku Kosovën që duan.

‘’Në çdo takim që po zhvillojmë, gjithandej vendit, ndiejmë shpresën që po rritet mes qytetarëve tanë. Ata kërkojnë zgjidhje konkrete për sfidat e tyre të përditshme, dhe janë të etur për ndryshimin që do ta sjellim bashkë. Kjo shpresë, dhe mbështetja që po e ndjejmë, janë shenja të qarta se momenti për ndryshim është afër. Me këtë energji, dhe me përkushtimin e secilit prej nesh, do ta ndërtojmë së bashku Kosovën që duam’’, shtoi ai.