Lajme

Abdixhiku mbledh kryetarët e degëve të LDK-së: Lidhja është e fortë, e djathta po ringritet si një!

05/14/2024 18:05
nga:G C

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka mbledhur sot kryetarët e degëve të kësaj partie, raporton GazetaBlic.

Abdixhiku përmes një shkrimi në “Facebook” thotë se biseduan për listat zgjedhore, teksa shton se 170 takimet e fundit ishin frymëzues.

Tutje, ai shton se lidhja është e fortë dhe e djathta po ringritet si një.

Shkrimi i plotë:

Mblodha sot kryetarët e degëve të Lidhjes Demokratike. Diskutuam për listat zgjedhore, komisionerët e vëzhguesit e Lidhjes Demokratike. Biseduam dhe për takimet e ardhshme me qytetarë si platformë kryesore e komunikimit politik.

Të 170 takimet e fundit, brenda 50 ditëve, ishin jo vetëm frymëzuese, por dhe shenjë e qartë e konsolidimit të së djathtës në Kosovë.

Do të vazhdojmë njëjtë; në çdo qytet, çdo fshat, çdo anë. Lidhja është e fortë; dhe e djathta po ringritet si një!