Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, përmes një postimi në rrjetin e tij social “Facebook”, ka shkruar se sot është dita e qytetarëve, e të ardhmes që duam dhe e shpresës që ndajmë bashkë.
“Sot është dita e qytetarëve. Dita e vendimit për të ardhmen që duam, për shpresën që ndajmë bashkë.
Prandaj le të votojmë me përgjegjësi, me qetësi dhe me respekt për tjetrin. Të dëshmojmë edhe një herë se demokracia jonë është e pjekur, se kultura jonë qytetare është shembull për popuj të tjerë”, shkruan ai.
Abdixhiku bënë thirrje që kjo ditë të jetë e dinjitetit qytetar dhe e besimit në të ardhmen e përbashkët.
“Le të jetë kjo ditë e dinjitetit qytetar dhe e besimit në të ardhmen tonë të përbashkët”.


