Lajme

Abdixhiku: Gëzuar unifikimin Gjermani!

10/03/2024 20:01
nga:Y I

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka uruar Gjermaninë për Ditën e Unitetit.

Në një postim në Facebook, ai ka bërë të ditur se ka marrë pjesë në ceremoninë e organizuar për përvjetorin e unifikimit të Gjermanisë, në Prishtinë.

“Sonte, në pritjen e organizuar për përvjetorin e unifikimit të Gjermanisë. Uruam ambasadorin gjerman Jörn Rohde dhe nëpërmjet tij popullin gjerman për këtë ditë historike, siç dhe e falënderuam për gjithë mbështetjen historike që Gjermania i ka dhënë Kosovës.Një shtet aleat, një shtet i diasporës më të madhe shqiptare. Gëzuar unifikimin” shkruan Abdixhiku në Facebook raporton Gazeta Blic.

Postimi i plotë: