Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, e ka uruar festën e Fitër Bajramit.
Abdixhiku përmes një postimi në Facebook, tha se kjo festë duhet të rikujtojë se sakrifica dhe vlerat njerëzore ndaj njëri-tjetrit janë të domosdoshme për shoqëri me zhvillim të begatshëm.
“Në këtë feste të madhe e gëzimi për ju dhe familjet tuaja, pas një muaji të shenjtë agjërimi, shpreh nderimin për të gjithë ata që kanë kaluar këtë muaj nën shenjën e adhurimit të Zotit, njëkohësisht duke sprovuar veten e me lutje ndaj tij, nën shenjën e mirësisë, sakrificës e përulësisë. Festa e Bajramit kurorëzon përpjekjet e të gjithë atyre që besojnë në Krijuesin që pasi kanë përshkuar udhëtimin shpirtëror njëmujor, ia kanë dalë mbanë të jenë bërë më të virtytshëm, më të mëshirshëm dhe më zemërgjerë”.