Lajme

Abazi zbulon shumë arsye pse PDK-ja e Ramadan Muja ‘kanë luajtur si macja me miun në Prizren’

10/25/2017 19:33
nga:Gazeta Blic

Njohësi i çështjeve politike, Haki Abazi me anë të një shkrimi të publikuar në Facebook, e ka quajtur maskaradë atë që i ka ndodhur Prizrenit gjatë qeverisjes së Ramadan Mujës së PDK-së, përcjellë GazetaBlic.

Abazi ka shkruar se PDK dhe Ramadan Muja kanë luajtur me Prizrenin si macja me miun, pasi sipas tij, në qeverisjen e Ramadan Mujës kanë qenë, skandalet e njëpasnjëshme, rrënimet e shtëpive dhe objekteve të vjetra, vdekja e vogëlushes, procesi gjyqësor që nuk u materializua asnjëherë, korrupsion e favore familjare, probleme dhe kushtëzime për investitorët Holandez, mospërkrahje, përkundrazi krijimi i pengesave dhe vështirësive për Dokufestin dhe aktivitetet tjera kulturore.

Ai ka shtruar pyetjen se si është e mundur që dikujt t’i punojë mendja dhe logjika për të besuar që PDK mund të jetë ndryshe edhe sikur z. Totaj, që është në balotazh, është një njeri i mirë, profesionalist, njeri i respektuar në Prizren.

Sipas tij, krimet nuk janë të gjitha me gjak andaj, siç shkruan Abazi, mendoj që i bëni vetes nder me u tërhequr e me i’a lëshua vendin Mutaher Haskukes, i cili po ashtu është një profesionist i mirë, një njeri me integritet të lartë që e do Prizrenin dhe ka sakrifikuar për Prizrenin. / © GazetaBlic /

Ky është shkrimi i tij i plotë i publikuar para pak çastesh në Facebook:

Prizreni

Nuk ka maskaradë më të madhe që ka mundur t’i ndodhë një qyteti si Prizreni nëpërmjet maltretimit psikik, ekonomik, social e kulturor dhe mungesë të drejtësisë në çdo hap. Qyteti që i ka të gjithë parametrat e një qyteti për jetë moderne e me ekonomi dhe potenciale të mëdha dhe i ndërtuar në themelet e ekzistencës së lashtë. Qytet model i ndërtuar në diversitet etnik, kulturor, shumëgjuhësor, harmoni e bashkëjetesë religjioze, qytet me shpirt të bardhë e solidar që e mban në djep rilindjen dhe artikulimin e konceptit shtetformues të Shqiptarëve. E kujt i ka pasur faj Prizreni që në 15 vite është terrorizuar në vazhdimësi, që nga vrasja e Komandant Drinit e tutje, si duket çdo faqe që është shkruar në historinë e këtij qyteti ka qenë e zezë përveç që nuk duhet harruar vajzat dhe djemtë e Prizrenit që e kanë mbajtur fort, shumë fort frontin kundër tentimeve për ta shkatërruar edhe më tutje, ata që kanë mbrojtur kinemanë dhe objektet historike, që e kanë bërë Prizrenin të jetojë çdo verë e të bëhet vendi i thyerjes së tabuve e paragjykimeve për Kosovën dhe për shqiptarët. Nuk e di si do të dukeshin Kosova e Prizreni pa DOKUFESTIN dhe të tjerë që punojnë pa lodhje, por për këtë një herë tjetër.

Tek zgjedhjet lokale: rezultati i balotazhit në Prizren është befasia më e madhe në zgjedhjet komunale sivjet, PDK dhe Ramadan Muja kanë luajtur me Prizrenin si macja me miun, skandalet e njëpasnjëshme, rrënimet e shtëpive dhe objekteve të vjetra, vdekja e vogëlushes, procesi gjyqësor që nuk u materializua asnjëherë, korrupsion e favore familjare, probleme dhe kushtëzime për investitorët Holandez, mospërkrahje, përkundrazi krijimi i pengesave dhe vështirësive për Dokufestin dhe aktivitetet tjera kulturore, e çka jo tjetër në atë Prizren. Ndotje e mosmenaxhim të hapësirave publike, standarde të ulëta të punëve publike, mbeturina në të gjitha anët, hamami nuk u rregullua kurrë, nepotizëm dhe arrogancë.

Si është e mundur që dikujt t’i punojë mendja dhe logjika për të besuar që PDK mund të jetë ndryshe edhe sikur z. Totaj, që është në balotazh, është një njeri i mirë, profesionalist, njeri i respektuar në Prizren? Edhe Ramandan Muja mbahet mend si një profesor i respektuar në Prizren dikur, por makina e PDK-së e ka bërë leckë të zhvatur te barabart me Berat Buzhalen, e që nuk i vije as era njeri sot, camcakez i pertypur. I ka detyruar të besojnë që të këqijat që i bëjne janë vërtetë obligim ndaj lidershipit të partisë. Nuk do të habitesha nëse thuhet se është kapur për fyti dhe është përplasur nëpër tavolina ashtu siç kishte ndodhur me Avni Kastratin dikur. Z. Totaj, sikur të ishe kandidat i cilësdo parti tjetër apo edhe i pavarur përveç PDK-së dhe partisë Turke që është satelit i PDK-së, ndoshta edhe vet do të kisha votuar, por ju jeni pjesë e një partie që ka lënë mbrapa shkretëtirë në të gjitha nivelet, errësirë nga komandant Drini e deri tek pranimi i pakove për riorganizimin e hapësirës së qytetit të vjetër të Prizrenit. Krimet nuk janë të gjitha me gjak andaj unë mendoj që i bëni vetes nder me u tërhequr e me i’a lëshua vendin Mutaher Haskukes, i cili po ashtu është një profesionist i mirë, një njeri me integritet të lartë që e do Prizrenin dhe ka sakrifikuar për Prizrenin, është treguar i suksesshëm në një treg ndërkombëtar të ideve dhe projekteve dhe të gjitha i ka lënë për të avancuar interesin e Prizrenit. Nëse vetëm pak e do Prizrenin, në mos publikisht së paku heshtazi, përkraheni një kandidat që nuk i ka duart e lidhura dhe mund të ketë mësuar nga të gjitha dështimet e qeverisjeve tjera në Prizren. Edhe për ju edhe për votuesit që duan Prizrenin do të jetë më e lehtë dhe më e mirë. Besa për te gjithë ne që e duam Prizrenin do të jetë më mirë.

12/02/2019 18:54

Abazi: Nuk do kishte qenë keq po të arrihej marrëveshja VV-LDK në ditëlindjen e presidentit Rugova