Lajme

Abazi: Qëndrimi i VV-së është të ketë zgjedhje të reja, presidenti nuk mund ta ndërroj votën e sovranit!

03/30/2020 14:23
nga:Norë Kelmendi

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, sot përmes një qëndrimi zyrtar tha se Kosova ka nevojë për një qeveri që do të sjellë stabilitet, unitet sa më të madh politik e qytetar, që do të jetë gjithëpërfshirëse dhe e orientimit të qartë euroatlantik.

Thaçi i cili sot priti në takim ambasadorët e shteteve të QUNT-it, këtë javë pritet që të takohet edhe me liderët e partive parlamentare, për tu konsultuar rreth mundësisë së krjimit të një qeverie të re.

Por nga Lëvizja Vetëvendosje, thonë se nuk ekziston asnjë opsion tjetër, përveç që vendi të shkojë në zgjedhje.

Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Haki Abazi, tha për GazetaBlic se Vetëvendosje ka qëndrimin e saj, që qeveria në detyrë, duhet të dërgojë vendin deri në momentin e shpalljes së zgjedhjeve të reja.

Abazi thotë se Kosova është shtet parlamentar, dhe se presidenti nuk mund ta imponojë votën e sovranit, as nuk mund të përcaktojë se çfarë qeverie i nevojitet vendit.

“E para është që presidenti nuk mund të imponoj dhe të ndërroj votën e qytetarëve e as kushtetutën e vendit, presidenti nuk ka asnjë kompetencë të vlerësoj se çfarë qeverie i nevojitet një vendi, atë e përcakton sovrani, na jemi shtet parlamentar, presidenti ka rol ceremonial. Po Vetëvendosje është në qëndrimin që kjo qeveri në përkujdesje, duhet të dërgojë vendin deri në momentin e shpalljes së zgjedhjeve të reja, pra në zgjedhje të reja, nuk shkojmë kundër vullnetit të qytetarvëe, nuk është Thaçi ai që përcakton se çfarë qeverie do të ketë vendi”, tha Abazi për GazetaBlic.

Ndërsa nga Lidhja Demokratike e Kosovës, thanë sot për GazetaBlic, se LDK-ja do të i përgjigjet ftesës së presidentit, dhe pas takimit do të vendosë edhe për qeverinë gjithëpërfshirëse.

Nënkryetari i kësaj partie, Agim Veliu, tha për GazetaBlic, se vetëm ata që janë të çmendur nuk i përgjgjigjen ftesës së institucioneve dhe presidentit.

“Kur të kemi ftesë ne sigurisht do të i përgjigjemi presidentit, nuk kemi asnjë arsye mos me iu përgjigj ftesës së presidentit, vetëm ata që janë të çmendur vëjnë veprime kundërkushtetuese dhe nuk i respektojnë institucionet e shtetit, ata që janë të çmendur dhe nuk janë të përgatitut me udhëheqë me institucionin. Është normale që në këtë situatë presidenti me i bë të gjitha përpjekjet me e tejkalu këtë situatë. Ato janë çështje të presidentit, LDK-ja në momentin që merr ndonjë ftesë për takim, ajo i ka organet e saja, i shqyrtojmë dhe i japim përgjigje presidentit”, tha Veliu për GazetaBlic.

Ndërsa deputeti i Nismës, Endrit Shala ka thënë për Gazeta Blic se ata si parti do t’i përgjigjen pozitivisht ftesës së presidentit të vendit, Hashim Thaçi për diskutimin e hapava të mëtutjeshëm pas rrëzimit të Qeverisë Kurti.

“Ne do të shkojmë në takimin e ftuar nga presidenti i vendit”, tha Shala.

Agim Veliu: Veç ata që janë të çmendur nuk i’u përgjigjen institucioneve, flet për ftesën e Thaçit!

Nisma i përgjigjet pozitivisht presidentit: Endrit Shala tregon se a janë për qeveri të re apo për zgjedhje

04/05/2020 17:04

Haki Abazi: Veriu është i ndarë shkaku i Thaçit