Lajme

Abazi: Presidenti nuk ka mandat për të negociuar me Serbinë

03/02/2020 18:05
nga:E Sh

Zëvendëskryeministri i dytë, Haki Abazi, ka thënë se Presidenti Hashim Thaçi nuk ka mandat që të negociojë me Serbinë.

Në seancën e thirrur në Kuvend, Abazi ka theksuar se vetëm Qeveria ka mandat kushtetues që të negociojë me Serbinë.

“Është hera e parë e imja që po flas në këtë institucion të nderuar. Duke i përcjellë fjalimet e të gjithëve me shumë respekt dua t’i diskutoj disa aspekte. Presidenti nuk ka mandat për të negociuar me Serbinë dhe kjo është çështje që i tejkalon të gjitha përmasat. Vetëm Qeveria ka mandat kushtetues që të negociojë me Serbinë. Nevoja për t’u ulur me përfaqësuesit e vendit është urgjencë e jashtëzakonshme dhe këtë gjë duhet ta bëjmë secili prej nesh. Çështja thelbësore është kthimi i Presidentit në vend që të ulet dhe ta largojë rrezikun me të cilin është duke u ballafaquar vendi”.

“Kjo nuk është hera e parë që vendit i janë krijuar befasi. Është po e njëjti rast sikurse me Gjykatën Speciale. Ka edhe dhjetëra raste tjera kur është manipuluar për interesat e një personi të vetëm”.

“Nuk ma merr mendja se duhet të analizohet marrëdhënia jonë me SHBA-në sepse ajo është e paprekshme”.

04/05/2020 17:04

Haki Abazi: Veriu është i ndarë shkaku i Thaçit