Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Boiken Abazi ka reagur në lidhje me zhvillimet e fundit në lidhje me raportet Kosovë- SHBA.
Ai ka shkruar se prej ardhjes së Vetëvendosjes në pushtet, ka rënë numri i atyrë që siç ka thënë ai të infektuar me koronathaçizëm, raporton Gazeta Blic.
“Numri i të infektuarëve me koronathaçizëm në KS po ulet përditë prej vaksinës LVV.”, ka shkruar ai.
Ndërsa shefi i Stafit të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, Luan Dalipi, ka bërë një seri të postimeve në rrjetin social Twitter ku tregon se taksa do të hiqet sapo të ndalet fushata e Serbisë për çnjohje të shtetit të Kosovës.
Sipas Dalipit, posa Serbia të ndalojë këtë fushatë, dhe t’i heq barrierat jotarifore, do të krijohet një bazë e fortë për një dialog të prosperuar dhe për marrëdhënie reciproke me Serbinë.
“Aleanca jonë strategjike me SHBA-në dhe botën demokratike është e rëndësisë kritike dhe Qeveria e Kosovës do të bëjë të pamundurën për t’i ruajtur dhe avancuar raportet tona. I jemi shumë mirënjohës partnerëve tanë ndërkombëtarë për mbështetjen e tyre të vazhdueshme, përfshirë ambasadorin Richard Grenell për përkushtimin e tij dhe për rolin aktiv në realizimin e njohjes reciproke Kosovë-Serbi që do të sjellë paqe afatgjatë dhe prosperitet në të dyja vendet. Tarifën do ta heqim plotësisht posa Serbia të ndalojë fushatën e saj të çnjohjeve, si dhe t’i heq barrierat e saja jotarifore. Kjo do të krijojë një bazë të fortë për një dialog të prosperuar dhe marrëdhënie reciproke me Serbinë”, tha Dalipi.